Pacolli shkarkon Dakun

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka marrë vendim për shkarkimin e kryetarit të degës së AKR-së në Gjilan Omer Daku.
“Arsyeja e vendimit të presidentit ka qenë tendenca e ish-kryetarit Omer Daku për të pamundësuar futjen e kandidatit të AKR-së në zgjedhjet lokale 2013. Në të kundërten ish-kryetari i degës ka synuar mbështetjen e kandidatit tjetër jashtë AKR-së dhe bllokimin e degës së AKR-së. Gjithashtu, ish kryetari Daku, ka dështuar që të kryejë obligimet statutare për të plotësuar pozicionet vakante në strukturat e degës së AKR-së në Gjilan, pas mbajtjes së kuvendit të fundit zgjedhor të kësaj dege”, thuhet në njoftimin e AKR
Pacolli dhe forumet e partisë, kanë vlerësuar se dëmtimi i partisë për interesa personale, është i papranueshëm dhe nuk shkon në interes të qytetarëve të Gjilanit. /Indeksonline/