Konflikt me Përmbaruesin, 5 familje rome: Do sakrifikohemi me gjithë fëmijë
TIRANE - Për të disatën herë Përmbarimi privat, mbështetur nga policia, ka tentuar pa sukses lirimin e një banese një katëshe në rrugën "Mine Peza" ku jetojnë, prej 50 vitesh 5 familje rome.
Me vendim të Gjykatës së Tiranës, bazuar në aktin normativ të qeverisë shtëpia i është rikthyer ish-pronarit, por zbatimi i vendimit kundërshtohet nga familjet rome të cilat kërcënojnë se do të sakrifikohen me gjithë fëmijë, nëse shteti nuk i gjen strehim.
Si rrjedhojë e rezistencës, përmbaruesi dhe policia kanë tërhequr duke shtyrë zbatimin e vendimit me një muaj, ndërsa vetë banorët kanë refuzuar ofertën e pronarit për një sistemim disa mujor në këmbim të lirimit vullnetar të shtëpisë.
Nën të njëjtën çati jetojnë afërisht 40 persona të komunitetit rom, shumica fëmijë nga 0 deri në 10 vjeç.
Romët thonë se jetojnë duke mbledhur materiale riciklaxhi, si kanaçe apo shishe plastike, me të cilat mundësojnë një minimum jetese ndërkohë që për të patur një shtëpi të tyre dyert në shtet kanë qenë gjithnjë të mbyllura.
Çështja po merret në shqyrtim edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit, përfaqësues të të cilit kanë marrë kontakt me banorët romë.
Akti normativ i qeverisë, për rikthimin e banesave ish-pronarëve, detyron paraprakisht sistemimin e familjeve që jetojnë në to, në banesa sociale ose ofrimin e kredive me interes të ulët për blerje shtëpie.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Konflikt me përmbaruesin, 5 familje rome: Do sakrifikohemi me gjithë fëmijë