Konflikt mes qeverise dhe opozites ne Berlin

Shume gjermane tundin keto diten koken dhe nuk kane mirekuptim per qeverine dhe opoziten. Kjo sepse pas bisedimesh te gjata dhe te veshtira ne lidhje me ndihmat sociale politikanet nuk arriten dot ndonje kompromis. Kjo do te thote se rreth 7 milione vete qe marrin ndihma te tilla duhet te presin ende deri sa te percaktohet masa e re e ndihmes sociale per te cilen ka vendosur Gjykata Kushtetuese.
Deshtimi i bisedimeve per rritjen e ndihmave sociale per te papunet tregoi se hapsira per kompromise politike mes qeverise dhe opozites po ngushtohet.
Politikania e partise SPD ne opozite Manuela Schwesig e akuzoi kancelaren se eshte nje politikane e interesuar vetem per pushtet Qeveria gjermane e rrotulloi punen qe bisedimet te deshtonin. Kjo qe e vetmja prokure qe kishte znj. von der Leyen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ursula von der Leyen dhe Manuela Schwesig
Ministrja e Punes ne qeverine Merkel Ursula von der Leyen e akuzoi opoziten se me kerkesat e tyre maksimale donin ta zinin bllof qeverine Per mua eshte e rendesishme te them edhe nje here qe ne kete rast duhet menduar nese duhet te hiqet dore prej taktikes partiake dhe te ecet me nje hap te perbashket arsyeje dhe pergjegjesie.
Nje hap i madh arsyeje do te ishte nje hap i vogel ne kete ceshtje. Sepse paketa miliardeshe per te cilen u diskuta dite me radhe ne komisionin e ndermjetesimit mes Bundestagut dhe Keshillit te Federates deshtoi se fundi prej mosmarreveshjes nese shtesa e ndihmes sociale do te jete 5 apo 11 euro ose nese punonjesit provizore kane te drejte te marrin te njejten rroge si punonjesit e tjere pas 4 ose pas 9 muajsh. Edhe pse disa mendojne se kjo eshte qesharake asnjera nga palet nuk donte te leshonte pe.
Per momentin politikanet po luajne nje shfaqje aq te keqe sa per muajt e ardhshem ne te cilat do te zhvillohen zgjedhjet per parlamentet e landeve pritet me e keqja. Partite e koalicionit qeveritar pritet te humbasin si ne Hamburg dhe Baden-Wrttemberg duke humbur ne kete menyre edhe vota ne Keshillin e Federates. Ne te koalicioni i Merkelit nuk e ka as sot shumicen gje qe con ne situate pati mes qeverise dhe opozites ne rastin e miratimit te shume ligjeve.
Ne kete menyre lojerat politike pra si e ashtuquajtura blerja e landeve qe i perkasin frontit refuzues edhe perdorimi nga opozita i Dhomes se Landeve si instrument bllokade te cilat kane tradite ne Gjermani jane te programuara. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se kancelari Schreder u kujdes per zhvillimin e zgjedhjeve te reja pasi partia e tij SPD humbi zgjedhjet ne landin NRW. Ne radhet e koalicionit nen drejtimin e Merkelit thuhet se ka diskutime te tilla ne rast se CDU dhe FDP humbasin zgjedhjet ne landin Baden-Wrttemberg. Studiuesit e demoskopise mendojne se pokeri i politikaneve shkakton zemerim tek qytetaret te cilet reagojne ose duke mos marre pjese ne votime ose me protesta spontane si ato kunder zgjerimit te stacionit te trenit ne Shtutgart. Gazeta e Berlinit Tagesspiegel shkruan se ne kete supervit zgjedhjesh politika eshte larguar ne menyre groteske prej atyre te cileve duhet tu sherbeje. Shtohet pra pyetja se sa kohe mund te vazhdoje kjo.
Autor Bernd Grler / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani