E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni ne Rumani - Aksion i ri kunder policeve te kufirit

Numri po vjen duke u shtuar gjithsej 170 doganiere dhe police kufiri ka urdheruar te arrestohen Zyra Antikorrupsion e Rumanise ne ditet e fundit. Ata akuzohen gjithmone thuajse per te njejten gje kontrabande cigaresh dhe pranimi thuajse rutine e ryshfeteve dhe kjo pikerisht aty ku ne te ardhmen sipas udheheqjes politike te Bukureshtit do te kaloje kufiri i jashtem i Shengenit ne lindje te pikave te kontrollit me Ukrainen ne Perendim ne kufi me Serbine.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike duhan i konfiskuar ne kufi

Midis 3 dhe 10 mije euro per turn mendohet qe jane dhene ryshfet per cdo turn ne disa prej kalimeve kufitare. Ne perzgjedhjen e vendeve ku futeshin parate punonjesit e kufirit kane qene shpesh me fantazi njehere parate futeshin ne kova prej llamarine here tjeter ne kasketa prej gezofi. Kur mbaronte turni parate ndaheshin gjysma e parave shkonte te shefat nje cerek i pjeses te policet e kufirit dhe 3/4 te doganieret.

Aksioni i Prokurorise ka mbeshtetje qe shume lart. Per presidentin e vendit Traian Basescu ky veprim madje vjen ne kohen e duhur

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Traian Basescu Interesi yne eshte qe te vertetojme se ne e luftojme korrupsionin me te vertete seriozisht dhe se nuk bejme aktivitet propagandistik vetem sepse dikush pohon se ne nuk jemi te pergatitur sa duhet per te hyre ne zonen e Shengenit.

Ne fakt Rumania kishte pritur qe qe prej fundit te marsit te eleminohen kontrollet e personave gjate hyrjes ne shumicen e vendeve te BE. Por Gjermania dhe Franca e kundershtojne kete nderkohe edhe shtete te tjera kane shprehur dyshime. Argumentimi Bukureshti eshte shume i plogesht ne luften kunder korrupsionit.

Presidenti Basescu druhet jo se fundi per imazhin e tij personal. Qe prej vitesh ai e sheh veten si luftetar te vetmuar per drejtesi dhe kunder shkeljeve ne politike dhe shoqeri. Tani punonjesit e korruptuar te kufirit kane rastin te degjojne gjithe zemerimin e tij te grumbulluar

Ne te gjithe e dime se sa te duhet te paguash per te marre nje post si doganier ne kufi dhe sa e rendesishme eshte per nje punonjes kufiri qe te punoje ne nje pike kalimi te leverdsisshme te kufirit. Te gjitha keto jane te njohura prej kohesh ne baze te atyre qe degjojme. Por kete here ne kemi edhe te dhena konkrete per zoterinjte qe tani i arrestuan. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese - korrupsioni ne doganat rumune

Pastaj Basescu kalon ne detaje

Midis tyre jane njerez qe pas nje periudhe dyvjecare ne post kane ndertuar vila dykateshe ose kane blere toka gjigante ne vendet me te mira. Me nje rroge mujore prej 400 deri 500 euro eshte mjaft e qarte se cfare duhet te fshihet pas kesaj mireqenieje te papritur.

Por aksionet kunder policeve kufitare dhe doganiereve nuk mjaftojne qe Rumania ta binde boten e jashtme per luften e saj te drejte kunder korrupsionit. Parlamentin ne Rumani e pret diskutimi i nje rasti te ri shume te vecante i pasurise se papritur. Nje deputet i demokrateve liberale ne pushtet akuzohet per shantazh. Ne baze te informacioneve te medieve atij i perkasin toka me permasat e nje qyteti te vogel me madhesi mesatare gjashte pasuri te patundshme dhe pese automjete.

Autor Jrg Paas / Auron Dodi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›