Konflikt në Sauk, banorët: Projekti për rrugën, po favorizohen bizneset
TIRANE- Konflikt mes përfaqësuesve të komunës Sauk dhe banorëve të kësaj zone. Ngjarja është regjistruar sot rreth orës 12:00, midis një përfaqësuesi të komunës dhe një banori të Saukut të Vjetër.
Kjo pasi komuna ka nisur rikonsturktion e rrugës, cka sipas banorit në fjalë nuk po shkon sipas projektit. Sipas tij komuna po favorizon banorët e njërit krah të rrugës dhe një biznes, duke e devijuar projektin fillestar të rrugës, në krahun tjetër.
Banorët shprehen se janë kërcënuar nga komuna dhe që një prej përfaqësuesve të komunës, ka përdorur edhe forcën duke gjuajtur mbi njërin prej banorëve, i quajtur Arben Brahja.
Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, banorët shprehen për thellim të konfliktit, pasi sipas tyre rruga në njërin krah ka marrë 2 metra e gjysmë tokë, ndërsa në krahun tjetër, ku sipas tyre favorizohet biznesi, nuk është prekur fare.
Ata shprehen më tej se kanë në dorë hartën që tregon projektin fillestar të rrugës, i cili merrte sipërfaqe toke nga të dyja anët.
Për të shuar sherrin ka ndërhyrë policia e rendit, ndërsa të dyja palët kanë bërë kallëzim në polici.
(m.a/BalkanWeb)