Sherri për parkingun, 2 vëllezër plagosen me armë zjarri në zonën e Yzberishtit
TIRANË- Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Të plagosurit Klaudio dhe Eljon Dema janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja të ketë pasur shkak një konflikt pronësie, mes vëllezërve dhe autorit të plagosjes, Ndrea Kola. Dy vëllezërit Dema janë konfliktuar për pronësinë e parkingut të pallatit me shtetasin Ndrea Kola pasi të dyja palët pretendonin pronësinë.
Pas konfliktit dhe mos arritjes së një zgjidhje, konflikti ka degjeneruar në përdorimi e armës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, sherri për rrugën, 43-vjecari plagoset me thikë nga fqinji