Konflikt në Tiranë, 29-vjeçari plagos me thikë 2 vëllezërit

Një 29-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi plagosi me thikë dy vëllezërit e tij.
Policia sqaron se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 29-vjeçari ka qëlluar me mjet prerës dy vëllezërit e tij, përkatësisht 27 vjeç dhe 20 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme (10 shtator) në rrugën e Paskuqanit.
“Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/