E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për pronën në ElbasanPlagosen babë e bir, ndalohet autori

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti për pronën në Elbasan. Ngjarja për konflikt pronësie ka ndodhur në fshatin Grekan, ku një person ka goditur me mjete të forta të afërmit e tij.
 
Të dëmtuarit janë babë e bir, E.Zdrava, 71 vjeç, dhe B.Zdrava, 33 vjeç.
 
Ndërsa autori i plagosjes është Ilir Zdrava, nipi i 71-vjeçarit.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë bërë ndalimin e 32-vjeçarit, Ilir Zdrava.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›