Orikum, banorët rinisin protestat: Qeveria e re te zgjidhë ngërçin me pronat
ORIKUM- Dhjetëra banorë të qytezës turistike të Orikumit janë mbledhur sot para Bashkisë së Orikumit dhe kanë protestuar për cështjen e tokave.
Protestuesit i kanë bërë thirrje kreut të Bashkisë që të ruajë pronat e tyre, teksa e kanë paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet atëherë protestat do të përshkallëzohen.
Protestuesit i kanë kërkuar kryebashkiakut të Orikumit që të ruajë pronat e tyre deri në betimin e qeverisë së re socialistë, pasi besojnë se ajo të do mbajë premtimin e bërë në fushatën elektorale, për zgjidhjen e problemit të pronave.
Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë takimeve elektorale të zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, u ka premtuar banorëve të zonave bregdetare se do të zgjidhe një herë e përgjithmonë problemin e pronave.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Pronat’, pranga 32-vjecarit, goditi me mjete të forta xhaxhain dhe kushëririn