Konflikt pronësie mes fqinjëve, plagoset 50 vjecari
SHKODER- Cështjet e pronësisë janë bërë sërish shkak për konflikte. Një 50-vjecar në Shkodër ka mbetur i plagosur nga fqinji i tij, pas një sherri për një rrugë kalimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në lagjen Kiras në qytetin e Shkodrës, kur Enver Kryeziu ka qëlluar me armë Sabri Grudën.
Mësohet se gjithcka ka nisur pas një grindjeje të ashpër mes autorit dhe të lënduarit, e cila ka degjeneruar më pas në të shtëna me armë. Për pasojë 50-vjecari, Gruda i cili gjithashtu kishte me vete një cifte, ka mbetur i plagosur në këmbë nga fqinji i tij Enver Kryeziu. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë arrestuar autorin e plagosjes dhe kanë sekuestruar armët.
Burime nga policia e shkodrës konfimrojnë se shkak i sherrit mes tyre ka qënë një rrugë kalimi.
(e.n/BalkanWeb)