Aksidentohet furgoni i policisë, tre të plagosur
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, gjatë patrullimit të furgonit të policisë i cili është përplasur me një furistradë me targë BC 0900 B. Plagosen 3 punonjës policie.
BAJRAM CURRI- Tre punonjës të grupit të gatshëm të rrethit të Pukës janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm në këtë aks gjatë patrullimit të furgonit, i cili është përplasur me një furistradë me targë BC 0900 B.
Dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin në kthesën Mziu të njohur si një vend i rrezikshëm për kalimin e makinave.
Menjëherë pas aksidentit 3 të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve të para mësohet se shkak i aksidentit ka qënë rruga e ngushtë në të cilën kalonin njëkohësisht furgoni i policisë dhe furistrada.
(e.n/News24/BalkanWeb)