E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt pronesie tek Fresku ne Tirane dy persona te plagosur

TIRAN- Dy persona kane mbetur te plagosur pas nje konflikti pronesie ne Tirane. Ngjarja ndodhi gjate pasdites ne zonen e njohur si Fresku ne kryeqytet dhe nga te dhenat e para mesohet se ne sherr u pershi ndertuesi i nje pallati te ri dhe pronari i truallit.

Sipas burimeve ne vendin e ngjarjes konflikti degjeneroi ne perdorimin e armeve te zjarrit. Ka qene shtetasi Bashkim Ceka qe ka nxjerre nje arme tip pistolete dhe ka qelluar mbi pronarin e truallit Edvin Vogli. Ky i fundit eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per te marre ndihmen e duhur mjekesore.

Nderkohe qe autori ka marre plage ne trup si pasoje e goditjes me sende te forta. Policia ende nuk ben me dije detaje nga ngjarja por theksohet se kane nisur hetimet per zbardhjen e konfliktit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›