Sot ne zgjedhje rreth 1.6 mln kosovare hapen qendrat dhe ne veri
KOSOVE- Rreth 1.6 milione kosovare I drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur perfaqesuesir e tyre ne Parament. Jane hapur te gjitha qendrat e votimit ne Kosove duke perfshire edhe 14 qendrat ne veri statike dhe mobile ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka.
Perfaqesuesit e serbeve te veriut jane shprehur kategorikisht kunder pjesemarrjes se komunitetit te tyre ne zgjedhjet parlamentare por megjithate zyrtaret kosovare dhe ata nderkombetare mbeten optimiste.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i pergjithshem i votuesve kosovare kete vit eshte mbi 1.6 milion. Ata do te mund te hedhin voten ne 746 qendra te votimit me gjithsej 2.280 vendvotime.
Ne zgjedhjet e sotme marrin pjese 29 subjekte politike nga te cilat 7 i perkasin shumices shqiptare 8 jane nga radhet e komunitetit serb 4 jane subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.
Per kete pjese te vendit edhe autoritetet e rendit kane parapare masa shtese te sigurise per te ofruar sic thuhet ambient te volitshem votimi.
Ne anen tjeter jane mbi 32 mije vezhgues qe do te kujdesen per monitorimin e zgjedhjeve te sotme. Prej tyre mbi 26 mije u perkasin partive politike 493 organizatave nderkombetare 351 ambasadave si dhe mbi 5 mije vezhgues nga organizatat joqeveritare.
Koalicioni Demokracia ne Veprim ka akredituar 5 mije monitorues te tere procesit ndersa Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ENEMO ka konfirmuar arritjen e 182 vezhguesve nderkombetare.
Parlamenti I osoves perbehet nga 120 deputete. Gara e sotme zhvillohet per 100 vende ne Parlament pasi 20 te tjerat jane paraprakisht te rezervuara 10 per komunitetin serb dhe po aq per komunitetet e tjera pakice.
Votimi i mocionit te mosbesimit te qeverise dhe rrjedhimisht shperndarja e Kuvendit me 2 nentor te ketij viti cuan Kosoven ne organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare. REL