Konflikte gjyqtarësh

Derisa faza e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është duke vazhduar, jo të gjithë janë të kënaqur me rrjedhën e këtij procesi.
I pakënaqur me këtë është gjyqtari i Gjykatës së Qarkut, Hamdi Ibrahimi. Ai ka mësuar se emri i tij nuk gjendet në listën me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që është dërguar në Presidencë.
Për këtë shkak, ai publikisht ka reaguar duke akuzuar kryetarin aktual të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, për ndikimin e tij në Këshillin Gjyqësor të Kosovës gjatë procesit të riemërimit.
Gjatë një konference për media, gjyqtari Ibrahimi ka pohuar se për faktin që emri i tij nuk gjendet në këtë listë është informuar nga mediet. Ai tha se ishte informuar se Komisioni i Pavarur Gjyqësor e Prokurorial kishte dhënë propozimin për riemërimin e tij në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por KGJK nuk e ka përcjellë këtë propozim te presidenti Fatmir Sejdiu.
Arsyetimi i kësaj ishte për shkak se ishte thënë që ka disiplinë ndaj këtij gjyqtari.
“Nga mediat jam informuar që është në përfundim e sipër dekretimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Më ka rezultuar që ka shkuar një listë nga Këshilli i Gjyqësor i Kosovës dhe në listën e atyre gjyqtarëve të propozuar për dekretim nuk figuron emri im. Nuk është shumë me rëndësi se pse nuk figuron emri i një individi, por mënyra e të vepruarit në këtë rast nuk i bën nder drejtësisë në Kosovë”, tha gjyqtari Ibrahimi.
Ai thotë se procedura disiplinore është e iniciuar nga Nokaj për shkak të një lënde penale që ka të bëjë me të akuzuarin Raim Gashi, i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për shkak të veprës penale për falsifikim të parasë.
“Prononcimi im se në atë procedurë penale ligji nuk është zbatuar njësoj ndaj të gjithëve në rastin e dhënies së arsyeve për aktgjykim, si duket është marrë si pretekst për të nisur ndonjë procedurë. Edhe tani e them se në asnjë rast nuk kam bërë ndonjë shkelje të etikës së gjyqtarit”, shtoi Ibrahimi.
Ibrahimi beson se tërë këtij procesi të montuar kundër tij nga kryetari Anton Nokaj i është bashkuar edhe avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, që sipas tij, është motra e të akuzuarit Raim Gashi.
“Ky njeri që ka dëmtuar kaq shumë imazhin e gjyqësorit në Kosovë, rezulton se paska iniciuar procedurë disiplinore ndaj meje. Dhe, kjo procedurë është iniciuar tani kur faza e dytë e riemërimeve është në përfundim e sipër”, tha gjyqtari Ibrahimi.
Të gjitha këto akuza, kryetari i Gjykatës së Qarkut, Anton Nokaj, i quajti si vlerësime
‘paushalle dhe të papërgjegjshme’.
Me këtë rast, ai mohoi çdo përfshirje të tij me rastin e largimit të emrit të gjyqtarit Ibrahimi nga lista e emërimeve.
“Ne të gjithë e kemi të njohur se si shkon procedura e riemërimit apo e zgjedhjeve dhe kjo shkon përmes Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial. Ata bëjnë përcaktimet dhe orientimet te kandidatët, i japin propozimet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe ky i fundit vetëm mund t’i heqë, por jo edhe mund t’i shtojë”, tha Nokaj.
Ai po ashtu mohoi inicimin e ndonjë procedure penale ndaj gjyqtari Ibrahimi. “Aspak nuk është e vërtetë. Nga ana ime deri më sot ndaj asnjë gjyqtari nuk kam iniciuar procedurë disiplinore”, shtoi Nokaj.
Që dikush ka ndikuar në procesin e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, këtë e ka mohuar edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Megjithatë, ai ka mohuar të japë ndonjë detaj lidhur me procesin e riemërimit, duke u arsyetuar se këtë gjë nuk ia lejon rregullorja e punës dhe rregulloret në fuqi.
“As Anton Nokaj e as askush tjetër tek unë, personalisht si kryesues i Këshillit as tek anëtarët tjerë, mund të ju garantoj se nuk mund të ketë ndikim dhe nuk ka pasur asi qëllimi deri në këtë moment. Ndërsa qëllimet personale të tyre nuk mund t’i komentoj”, tha Peci.
Kohë më parë, kryetari i KGJK-së, Enver Peci kishte thënë se lista me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka emra kredibilë e të dëshmuar për të ndarë drejtësi.
Lista e dërguar në presidencë përbëhet nga 28 emra gjyqtarësh dhe prokurorësh. 14 gjyqtarë janë zgjedhur për Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 10 prokurorë për prokurorinë dhe 4 gjyqtarë tjerë për Gjykatën Ekonomike të Prishtinës.
Nokaj largon gazetarët
Prononcimin e Anton Nokajt jo të gjithë gazetarët e interesuar mundën ta ndiqnin. Derisa ai po bëhej gati të jepte deklaratën e tij, nga zyra e tij në Gjykatën e Qarkut përjashtoi tre gazetarë të medieve të shkruara. Arsyeja e kësaj, sipas tij, ishte për shkak të spekulimeve që këta gazetarë bëjnë ndaj tij.
Për këtë Unioni i Gazetarëve të Kosovës reagon fuqishëm ndaj veprimit të kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, i cili ka përjashtuar nga zyra e tij tre gazetarët e të përditshmeve kosovare: Selvije Bajramin nga gazeta “Zëri”, Betim Musliun nga gazeta “Lajm” dhe Kreshnik Gashin nga gazeta “Kosova Sot”.