E Diel, 1 Nëntor 2026

Befason Milwaukee: 3-2

Milwaukee Bucks befasoi Atlanta Hawks në ndeshjen e pestë të play-off-it nga Konferenca Lindore në NBA. Hawks luajtën në shtëpi dhe ishin në epërsi deri në fund të çerekut të tretë, por ekipi i ringjallur i Bucks riktheu ndeshjen në çerekun e katërt dhe befasoi nikoqirët, duke fituar 91-87.

Brandon Jennings ishte realizuesi më i mirë për Bucks me 25 pikë. Bucks tani kanë epërsi 3-2 në serinë e play-off-it dhe takimin e ardhshëm e zhvillojnë në shtëpi në pozitë të shkaktojnë befasi me eliminimin e Hawks.

Ndërsa Denver Nuggets iu shmangën eliminimit, duke mposhtur Utah Jazz 116-102 dhe zvogëluar disavantazhin e serisë në 3-2. Carmelo Anthoni udhëhoqi Nuggets me 26 pikë. Chancey Billups shtoi 21 pikë, katër asistime dhe tre topa të vjedhur. Deron Williams ishte realizuesi më i mirë te Utah me 34 pikë dhe 10 asistime. Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Utah.

Atlanta Hawks-Milwaukee Bucks 87-91
Atlanta: Horford 25
Milwaukee: Jennings 25

Denver Nuggets-Utah Jazz 116-102
Denver: Anthony 26
Utah: Williams 34

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›