Konfliktet e Islamit shqiptar dhe analistet
Ngjarjet e fundit ne Komunitetin Mysliman Shqiptar KMSH treguan nder te tjera mangesine interpretative ne debatin publik per te kuptuar krizen disa vjecare te ketij institucioni. Varianti dominant i artikuluar nder te tjere nga Xhavit Shala Piro Misha apo dhe komentatore te huaj si Miranda Vickers dhe mbeshtetur dhe nga kreu i KMSH-se Selim Muca eshte reflektuar per te shpjeguar ngjarjet e fundit ne KMSH dhe nga gazetari Alfred Lela Mapo 18/09/2010.
Sipas ketij varianti kriza ne KMSH vjen nga perplasja midis myslimaneve te vjeter si Selim Muca tradicionaliste dhe tolerante nga njera ane dhe te rinjve qe kane studiuar ne vendet e Lindjes se Mesme ne anen tjeter te cilet kane importuar wahabizmin jane intolerante dhe perbejne rrezik kombetar. Ne forme faktike pretendohet kjo perplasje vihet re ne dallimin midis Xhamise se Qendres dhe asaj te rruges se Kavajes.
Teksa ky variant interpretativ eshte perdorur nga Lela per te shpjeguar cpo ndodh ne KMSH ngjarjet e fundit treguan me se qarti se pse dikotomia te rinjte kundra te vjeterve ekstremiste kundra toleranteve eshte i pasakte dhe nuk ofron shpjegim mbi krizen e disa dekadave ne KMSH.
Kreu i KMSH-se Muca e perdori dhe kete radhe retoriken kundra ekstremisteve adresuar kundershtareve te vet por ironia ishte se e perdorte kundra atyre qe gjer dje e kane mbeshtetur kur ka sulmuar ekstremizmin dhe e beri kete duke pasur ne krah dhe i mbeshtetur nga ata qe gjer dje ka akuzuar per ekstremizem. Atehere kush jane ekstremistet Pergjigja e bazuar mbi vezhgimin ne kohe te ngjarjeve ne KMSH eshte se ekstremistet jane ata qe dalin kundra Muces dhe kush del ne mbeshtetje te tij nuk eshte me ekstremist. Rrjedhimisht teksa Muca ngrinte akuzat e radhes per ekstremizem ne krah per ta mbeshtetur gjendej dhe imami i xhamise se Rruges se Kavajes xhami te cilen Lela e identifikon si krahun kundershtar te Muces tolerant.
Le te sjellim nje tjeter shembull domethenes. Para pak muajsh me te njejtat akuza Muca shkarkoi ish Myftiun e Shkodres Ndricim Sulejmanin nje mysliman i ri me mjeker qe kish studiuar ne Lindjen e Mesme pra qe ploteson profilin e wahabistit sic propozohet nga Lela e te tjere. Por Sulejmani eshte diplomuar ne shkollen Ebu Nur ne Siri qe njihet per qendrim te ashper anti-vehabi. Ky model interpretativ gjithashtu nuk arrin te sqaroj as flakjen jashte strukturave te KMSH - se te personaliteteve si Qeramudin Durdia apo studiuesi Ali M. Basha medresiste te vjeter dhe nga rithemeluesit e pare te KMSH.
Problemet e KMSH-se nuk jane sic pretendohet rezultat i dallimeve ideologjike te brezave. Ato jane produkt i korrupsionit ekonomik te strukturave te KMSH - se politikes shteterore ndaj fese dhe krizes se perfaqesimit te besimtareve myslimane.
Ish krye myftiu i Shqiperise Bledar Myftari ish nen kryetari i KMSH-se Rusheku ish myftiu i Shkodres Sulejmani e shume te tjere jane shkarkuar jo per ceshtje debatesh ideologjike por pasi kane ngritur zerin kundra korrupsionit ne shitjen dhe manaxhmin e pronave te KMSH-se. Teksa keta sic dihet me se miri nga monitoruesit e Islamit ne Shqiperi jane perfaqesuesit e vertete te Islamit tradicional hanefi shqiptar ata jane akuzuar vetem se nuk pranuan te marrin pjese ne pazaret e shitjeve korruptive te shefave te tyre. Ankesat e imameve dhe keshillave te xhamive pavaresisht ku keta hoxhallare kane studiuar jane mbi te gjitha te lidhura me korrupsionin ekonomik te KMSH-se korrupsion qe shteron resurset dhe potencialet e gjithe bashkesise se besimtareve myslimane.
Lela ka te drejte kur thote se shteti duke gjykuar se besimtaret e rinj perbejne rrezik kombetar ka mbeshtetur Mucen. Kjo u duk dhe ne ngjarjet e fundit ku pavaresisht se as Muca e as ata qe u munduan ta rrezojne nuk kishin baze statutore per te shkarkuar njeri-tjetrin shteti coi policine ne mbeshtetje te Muces. Ne te shkuaren gjykatat e shtetit kane rrezuar me nxitim padite e sjella nga besimtare myslimane rreth korrupsionit ekonomik te KMSH-se.
Kjo mbeshtetje e njeanshme e shtetit qe bie ne kundershtim me parimet e sekularizmit ka potencuar ne KMSH ata qe ne syte e shume besimtareve shihen si te korruptuar dhe ka krijuar pershtypjen se shteti punon ne dem te interesave te besimtareve. Kjo mbeshtetje shteterore per me teper ka bere te mundur qe kryesia e KMSH-se te perjashtoje zerat e imameve te xhamive dhe keshillave te xhamive duke bere qe keta njerez qe perbejne pjesen me te madhe te bazes se besimtareve mos kene ze dhe perfaqesim ne institucionin qe supozohet se i perfaqeson.
Ironikisht komentatore si Mark Marku Mapo 22/10/2010 ngulin kembe qe te kete me shume nderhyrje nga shteti ne perzgjedhjen e llojit te Islamit. Nuk eshte e qarte se mbi cbaza shteti ngre preferencat per imponimin se si nje individ apo grup individesh besimtare mendojne per Zotin teologjia apo i luten Atij ritualet dhe mbi te gjitha nepermjet perdorimit te dhunes si dhe sa mund te arrihet praktikisht ky imponim ne epoken e internetit. Ironikja eshte se e gjitha kjo propozohet ne emer te ruajtjes se demokracise ku nenteksti eshte qe mund te sakrifikohen te drejtat e besimtarit per te drejtat e te tjereve. Por kushdo qe eshte i interesuar per demokracine e di se demokracia selektive nuk eshte demokraci.
Te tilla propozime informohen nga nocione te gabuara dhe mosnjohje te problematikes qe keta autore pretendojne te komentojne. Per shembull Marku Misha Shala e te tjere shohin boten arabe islamin arab si nje entitet te vetem te identifikuar kryesisht me wahabizmin. Nje hapesire nga Maroku ne Egjipt e Kuvajt qindra milione banore tradita fetare shkolla teologjike interpretime pjese e dinamikave fetare qe gjenden ne cdo fe pra reduktohen ne islami arab apo wahabizem kur eshte se si ne shkollat teologjike ashtu si dhe ne praktikat fetare vehabizmi eshte minoritet ne Lindjen e Mesme. Por keta analiste te cilet merren nder shume gjerave te tjera dhe me Islamin bien ne kundershtim me konkluzionet e studiuesve me te njohur te Islamit bashkekohor ne bote. Teksa Marku identifikon islamin radikal me nje entitet gjeografik boten arabe studiues si Olivier Roy thone se ne te kundert radikalizmi fetar bashkekohor eshte produkt i cterritorializimit te religjiozitetit. Per Markun problemet e myslimaneve ne Evrope jane produkt teologjik i islamit arab dhe jo i kuptuar ne kuadrin e emigracionit politikave identitare evropiane daljes se partive populiste te djathta trashegimise historike te marredhenieve midis emigranteve dhe vendeve pritese te ngjizura gjate kolonializmit. Nje qasje e tille do ishte nje arsye me teper per te kuptuar pse debatet populiste evropiane nuk mund te sillen te shpjegojne debatet per myslimanet shqiptare vendali. Keto premisa bejne me pas te mundur diskursin per aziatizimin e myslimaneve shqiptare dhe gjer thirrjet publike qe atyre tu hiqet qytetaria shqiptare apo adresimi i tyre si tradhtare Keto tendenca esencialiste reduktuese qe informojne te tilla gjykime jane hedhur poshte prej kohesh ne shkencat sociale dhe detyrimisht nuk mund te na ofrojne njohje te mirefillte te fenomeneve qe pretendojne te komentojne.
Duke mos njohur natyren dhe permbajtjen teologjike qe informon jeten fetare te besimtareve ky diskurs ka kriminalizuar nje game te madhe te besimtareve duke pretenduar se ata perbejne rrezik kombetar jane intolerante dhe nuk besojne tek bashkejetesa me njerez te besimeve te tjera. Keto pergjithesime e supozime nuk jane te mbeshtetura as ne studime e as ne njohje te ceshtjeve qe komentojne por te kthyera ne politika shteterore dhe aksioma te mendimit shoqeror ato rezultojne ne forma margjinalizimi dhe diskriminimi qe duhet te shqetesojne cdo shoqeri qe e merr seriozisht demokracine.
Ky variant interpretativ kriminalizon edhe forma te dukshme te devocionit si mbajtja e mjekres edhe pse Shqiperia ka firmosur konventa nderkombetare qe njohin te drejten e besimtareve qe te praktikojne dhe demonstrojne besimin e tyre fetar. Por teksa mbajtja per arsye fetare e mjekres identifikohet me islamin radikal arab dhe te rinjte harrohet mjekra e te ndjerit Sabri Koci. Mbi te gjitha duke qene se dhe mbajtja e formave te tilla te dukshme devocioni perben nje praktike minoritare ne bashkesine e besimtareve ky model interpretimi nuk na ofron asgje per pjesen dermuese.
Shpesh ky kriminalizim i praktikave fetare behet ne emer te sekularizmit. Shpesh me kete rast i apelohet dhe modelit te Mbretit Zog. Kjo gje tregon jo vetem mos njohje te fenomeneve fetare qe pretendojne se komentojne keta autore por dhe mos njohje te sekularizmit. Sic kam vene ne dukje dhe here tjeter duke cituar disa nga studiuesit me te njohur bashkekohore qe studiojne keto fenomene si Jose Casanova dhe Olivier Roy ideja e sekularizmit ka pesuar transformime ne keto dhjetevjecare e jo me qe nga koha e Zogut. Ironikisht te tilla komente nga sekulariste fundamentaliste supozojne ashtu si dhe fundamentalistet fetare se qofte menyra si jetohet feja e qofte marredheniet e shtetit me fene jane te pandryshueshme. Kesisoj ato kerkojne kthimin ne modele te viteve 20-30 te Zogut bashkekohore me totalitarizmin nazi-fashist. Sigurisht ne menyre selektive ky kthim mbrapa kerkohet vetem ne politikat ndaj Islamit.