E Martë, 3 Nëntor 2026

Konflikti Izrael-Hezbollah, SHBA thirrje Jerusalemit: Shmang zgjerimin e luftës në rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmeve të Hezbollahut.

Administrata amerikane i kanë dhënë mbështetje Izraelit pas sulmit, por paralajmëroi si para ashtu edhe pas tij se Izraeli duhet të jetë i kujdesshëm për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit që mund ta çojë drejt një lufte gjithëpërfshirëse.

Raporti televiziv i “Channel 12” thoshte se mesazhi nga SHBA u përcoll në disa ndërveprime me Jerusalemin dhe thuhej gjerësisht se “ne mbështesim operacionin për të shmangur kërcënimin specifik, por kini kujdes në veprimet tuaja; mos bëni asgjë që ka të ngjarë të çojë në një luftë rajonale.”

Ndërkaq Jerusalemi ka bërë të ditur se po punon tani për të provuar të avancojë një marrëveshje që do të sillte qetësi në kufirin verior dhe po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Hezbollahut në këtë drejtim “nëpërmjet amerikanëve dhe të tjerëve”.

Raporti vë në dukje se si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu pretendojnë se e kanë “fituar” këtë raund armiqësie dhe duket se po tregojnë se për momentin ka përfunduar.

Megjithatë, Hezbollahu nuk ka treguar se do të ndalojë sulmet e tij disamujore dhe të thelluara në veri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›