E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti KE-PE, rrezikon shengenin

Lajmin e publikoi agjencia bullgare e lajmeve, “BTA”, ku ndër të tjera shkruan se disa përfaqësueses të kryesimit qipriot në BE parashikojnë se konflikti mes dy institucioneve do të shfrytëzohet si rast për ngrirjen  e përkohshme të zgjerimit të zonës, që është e çliruar nga kontrolli kufitar.

''Bullgaria dhe Rumania mund të dëmtohen padrejtësisht nga një zhvillim i tillë i situatës'', thanë burimet.

Sipas mendimit të përfaqësuesve të kryesimit, para së gjithash, është me rëndësi rezultati i zgjedhjeve në Holandë, të caktuara për 12 shtator.

Në mars, Këshilli Evropian vendosi ta shqyrtojë çështjen për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, në mbledhjen e tij më 19-20 shtator.

Në qershor Parlamenti Evropian dhe Këshilli hynë në konflikt për shkak se ministrat kanë hedhur poshtë propozimet për reforma në Shengen.

Sidoqoftë, ekspertë nga Këshilli komentojnë se janë në vijim negociata diplomatike për tejkalimin e konfliktit, ndërsa një nga variantet e mundshme është që KE-ja ta tërheqë propozimin e saj./Start/

                                                                                             2012-07-08 18:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›