E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fton Morsin në Uashington

Presidenti amerikan Barak Obama ka ftuar presidentin e sapozgjedhur islamik të Egjiptit, Mohamed Morsi që të vizitojë Shtetet e Bashkuara në muajin shtator, ka thënë një zyrtar egjiptian.

“Presidenti Obama i bëri një ftesë presidentit Morsi që të vizitojë Shtetet e Bashkuara, në kohën kur merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha këshilltari i presidenti egjiptian Jaser Ali, pas një takimi që Morsi zhvilloi me zëvendës-sekretarin amerikan të Shtetit, Uilliam Bërns.

Ndërkohë që Bërns nuk e përmendi ftesën në konferencën për shtyp që u mbajt më herët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›