Ministrja indiane e Shtetit takon Berishën dhe Topallin

Zonja Preenet Kaur i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit të Indisë, Manmohan Sing dhe shprehu vlerësimet më të mëdha për arritjet e rëndësishme në të gjitha reformat e gjithanshme që qeveria shqiptare ka kryer gjatë kësaj periudhe.
Një urim të veçantë, zonja Preenet Kaur i shprehu Kryeministrit Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar veçanërisht transformimin rrënjësor që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe dhe hapat e rëndësishëm përpara për sa i përket integrimit evropian.
Më tej, gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis të dy qeverive dhe vendeve, të bazuara mbi ndjenjat më të sinqerta të miqësisë tradicionale midis dy popujve dhe mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë që të dy vendet ndajnë.
Në takim, u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në shkëmbimet ekonomike-tregtare, thithjen e investitorëve të rëndësishëm indianë për të investuar në Shqipëri, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe high tech, në fushën e turizmit, prodhimit të energjisë hidrike e të rinovueshme, në sektorin mineral, etj.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë përshëndetjet e përzemërta Kryeministrit të Indisë, z. Manmohan Sing, si dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë në çdo kohë të përshtatshme për të.
Ndërsa në Takimin me Topallin, Preenet Kaur tha se "ne vlerësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë, një vend i vogël, por me potenciale dhe pozitë gjeografike të rëndësishme. Është në interesin dypalësh që marrëdhëniet dhe shkëmbimet e të gjitha niveleve, të njohin bashkëpunim më të ngushtë", u shpreh Preneet Kaur.
Duke ndarë të njëjtin vizion dhe qëndrim, znj. Topalli tha se vizita e ministres indiane në këtë Jubile historik të 100 vjetorit të Pavarësisë hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh. Ndër të tjera, ajo e njohu ministren indiane për axhendën e ngjeshur të parlamentit shqiptar për zbatimin e standardeve evropiane, me synim prioritetin kombëtar, "Shqipëria në BE".
Ministria indiane e Shtetit u shpreh se Shqipëria, është një rast i veçantë që, në 20 vjet liri ka bërë transformime të jashtëzakonshme. "Është një vend që bën përpjekje të admirueshme për perspektivën e tij evropiane", tha ajo./Start/
2012-07-09 16:28