E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Kishë- Pallati i KulturësPërmbarimi godet priftin

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Priftit i thyejnë dhëmbin TIRANE -  Përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit me ndihmën e policisë kanë ndërmarrë sot aksionin për kthimin e Shtëpisë së Kulturës Bashkisë së Permetit. Korrespondenti ynë Piro Nase informon se ka pasur sherr mes policisë private që shoqëronte Përmbaruesit dhe besimtarëve e priftit të Kishës së Mërisë së Pazarit të cilët kundërshtojnë të dalin jashtë. 
 
Prifti ka deklaruar se  është keqtrajtuar nga policia private e kompanisë së sigurisë “Aulona” madjen tregon thyerjen e një dhëmbi si provë e dhunës si dhe thyerjen e telefonit të tij.
 
Me gjyqe të të gjitha shkallëve të gjyqesorit, bashkia Përmet ka fituar të drejtën për të administruar këtë godinë të ngritur rreth viteve 60', por kisha e mban me forcë prej 10 vitesh këtë ndërtesë, pasi ajo është ngritur duke shkatërruar një kishë, ndërsa toka ku ngrihet ajo, pretendohet se është e kishës.
 
Përmbarimi ka tentuar disa herë për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por nuk ka mundur, pasi ka hasur në rezistencën e klerikëve e të banorëve por dhe te mosmbështetjes së Policisë së Shtetit.

 
(Ne foto: Shtepia e Kultures ne Permet)

(Foto: Prifti Ilia Tyto duke treguar per kameran e A1 Report dhembin e thyer nga dhuna, siç pretendon ai)  FOTO te tjera

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›