E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Vlorës: Kemi asgjësuar 7727 bimë kanabis, 4 në kërkim. Vijon operacioni

VLORE – Policia e Vlorës vijon operacionin nga ajri dhe toka, për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis. Sipas policisë, deri tani janë asgjësuar 7.727 bimë kanabis sativa në të gjithë qarkun.

Gjatë ditës së djeshme jane asgjësuar nga policia 1300 bimë kanabis sativa dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike. Në ëkrkim janë shpallur shtetasit: Anesti Kaçanaj, Qatip Shanaj, Pandeli Shanaj dhe Vilson Karçanaj.

“Filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit, Anesti Feti Kaçanaj, lindur në vitin 1973, banues në fshatin Velçë, komuna Brataj, Vlore për veprën penale ‘‘Prodhimi dhe shitja e bimëve narkotike“, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtuar nga forcat e policisë, në afërsi të banesës, janë gjetur dhe asgjësuar 753(shtatëqind e pesëdhjetë e tre) rrënjë bimë me ngjyrë dhe erë si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa. Shtetasi Anesti Kacanaj u shpall në kërkim.
Në datën 15.08.2013, filloi procedimi penal, për veprën penale të ‘‘Prodhimit dhe shitjes të lëndve narkotike“ dhe ‘‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve luftarake dhe municioneve“, parashikuar nga nenet 283, dhe 278, të K. Penal, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, Qatip Riza Shanaj, i dtl. 19.11.1955, banues në fshatin Velçë, komuna Brataj, Vlorë, pasi sot rreth orës 07.30, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, në afërsi të banesës, në një baçe, pronë e këtij shtetasi, në një shkurre, u gjet një armë zjarri automatik mod.56, kalibër 7.62mm, me nr.3983-86 dhe një krëhër me 6(gjashtë) fishek, të këtij modeli, një material bimor, prej 410gr, e dyshuar si ajo e canabis sattiva, brenda në një thes, dhe 1(një) granatë difensive, të cilat u sekuestruan ne cilësine e provës materiale .Shtetasi Qatip Shanaj u shpall person ne kerkim.
Ne daten 15.08.2013 ,filloi proçedimi penal, për veprën penale të ‘‘Kultivimit të bimëve narkotike“, parashikuar nga neni 284 i K. Penal, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, Pandeli Riza Shanaj, i dtl.03.07.1960, banues në fshatin Velçë, komuna Brataj,Vlorë, pasi sot, rreth orës 09.00, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, në vendin e quajtur ‘‘ Maja e Shanajve“, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, pronë e këtij shtetasi, janë konstatuar dy parcela të mbjella me 288 rrënjë, bime me ngjyrë jeshile me konstrukt, kërcell e gjethe dhe me erë karakteristike, si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, të cilat u asgjësuan. 
Filloi proçedimi penal, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“, parashikuar nga neni 284 i K. Penal, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, Vilson Feti Karçanaj, i dtl. 10.03.1960, banues në fshatin Velçë, komuna Brataj, Vlorë, pasi sot rreth orës 10.00, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, në vendin e quajtur ‘‘ Lagjia e Karçanajve“, në një sipërfaqe toke, në një distancë rreth 50m nga banesa e këtij shtetasi, janë konstatuar katër parcela të mbjella me 254 rrënjë, bime me ngjyrë jeshile me konstrukt, kërcell e gjethe dhe me erë karakteristike, si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa, të cilat u asgjësuan.” – sqaron Policia në një deklaratë për shtyp.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›