E Martë, 3 Nëntor 2026

Konflikti/ Miku i familjes Mbretërore: Elia e ndoqi jashtë rezidencës, Princi i gatshëm të tërheqë padinë

Ish-kreu i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe mik i familjes Mbretërore, Ekrem Spahiu ka bërë me dije se ka pasur një takim gjatë ditës së sotme me Princ Lekën, ndërsa ka zbardhur detaje mbi konfliktin mes Princit, ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharia.

Spahiu deklaroi se Elia Zaharia e ka ndjekur Princ Lekën jashtë Oborrit Mbretëror deri në bulevard.

“Akti i dhunës ka filluar që aty në dhomë. Princi ka pasur dhunë fizike nga ana e z. Zaharia. në momentin që ka zbritur në katin e parë e ka parë veten keq kur ka ardhur dhe Elia.

Ka nxjerrë telefonin dhe pastaj ju e shifni ku është z. Gjergji me bastun në shkallë, me atë i ka rënë.

E ka filmuar si provë që po përdoret dhunë nga ajo dhe familjarët e saj. Elia e ka ndjekur dhe pasi ka dalë nga rezidenca, deri në bulevard.

Policia ka shkuar në rezidencë dhe ka dorëzuar shkresë që do merren kamerat”, tha Spahiu.

Ky i fundit pretendon se Princ Leka ka plagë fizike, ndërsa bëri me dije se më datë 21 mars do të dalë vërtetimi për urdhër-mbrojtje. Spahiu bën me dije se Princ Leka është i gatshëm të tërheqë padinë penale.

“Ata janë dhe në padi penale. Princi e tërheq padinë penale sepse ka bonsens që të minimizohet situata”, tha ai.

Spahiu zbuloi dhe 3 marrëveshjet e nënshkruara mes Elias dhe Princ Lekës para konfliktit.

“Janë bërë 3 marrëveshje: për procesin e zgjidhjes së martesës në mënyrë mirëkuptuese; e dyta për një kontratë që princi merr përsipër detyrimet dhe trajtimin e Princeshës Geraldinë në gjithë ecurinë e jetës së saj.

Princi leka nuk ka detyrim të ndajë pasurinë e patundshme sepse është e trashëguar. Por Princ Leka duke qenë me mentalitet perëndimor, i ka dhuruar zonjës Zaharia një sipërfaqe të konsiderueshme banimi, një sipërfaqe biznesi në Godinën pas Hotel Dajtit”, tha Spahiu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›