E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konflikti Rusi-Ukrainë, pjesëtarë të NATO dhe zyrtarë rusë diskutojnë sot në Bruksel

Pjesëtarë të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, takohen sot me zyrtarë të lartë rusë në Bruksel për të diskutuar mënyrat për parandalimin e një konflikti të ri lidhur me Ukrainën.

Bisedimet, që vijnë pas atyre të zhvilluara mes Moskës dhe Uashingtonit në Gjenevë, edhe në këtë rast nuk pritet të prodhojnë rezultate.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha të mërkurën se nuk sheh arsye për optimizëm. Sipas tij bisedimet mes Rusisë dhe NATO-s dhe më pas takimi në Vjenë me përfaqësuesit e OSBE-së, do të tregojnë nëse do t’ia vlejë të zhvillohen negociata të mëtejshme.

“Do të bëhet e qartë se në çfarë drejtimi do të vazhdojmë. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e këtij procesi pafundësisht”, ishte komenti i zëdhënësit.

Nën kërcënimin e pozicionimit të më shumë se 100 mijë trupave ruse në kufirin me Ukrainën, SHBA refuzoi të hënën, kërkesën e Moskës për të frenuar zgjerimin e NATO-s në lindje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›