Marrëveshja për kufijtë, Kacin: Serbia t`ia dërgoj Cooperit

Serbia ka injoruar zyrtarët e Brukselit, duke mos ia dërguar marrëveshjen e nënshkruar për menaxhimin e integruar të kufijve ndërmjetësit evropian Robert Cooper. Këtë e ka deklaruar vetë raportuesi për Serbinë Jelko Kacin në Parlamentin Europian ku shtoi se kjo marrëveshje është edhe arsyer e marrjes së statusit kandidat nga Serbia.
“Sot dëgjova se Serbia ende nuk i ka dërguar ndërmjetësit evropian Robet Cooper, marrëveshjen e nënshkruar për menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshje e arritur më 24 shkurt gjatë dialogut me Prishtinën. Kjo marrëveshje ka qenë një nga arsyet kryesore përse Serbia mori statusin e kandidatit më 1 mars”, tha raportuesi për Serbinë Jelko Kacin.
Ai ka rikujtuar se Prishtina ia ka dërguar versionin zyrtar të marrëveshjes së nënshkruar ndërsa ftoi edhe Beogradin që ta dorëzojë dokumentin. "Marrëveshja për menaxhimin integruar të kufijve është me rëndësi të madhe dhe Beogradi patjetër duhet të veprojë. Ftoj qeverinë serbe që ta dorëzojë këtë dokument dhe kështu të mbajë kredibilitetin dhe të tregojë përcaktimin ndaj implementimit të marrëveshjes”, është shprehur Kacin.