Konflikti me kishën, policia private rimerr Pallatin e Kulturës në Përmet
PËRMET- Policia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit" dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.
Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri.
NGJARJA DJE
Rreth orës 11:00 dy autobusë me afro 40 besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për të rimarrë godinën. Fillimisht ata janë konfliktuar me rojet private që ruanin objektin, të cilët ushtruan dhunë ndaj tyre. Një prej policëve privatë ka hedhur sprajt me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve ç'ka ndikoi në tensionimin e situatës dhe nisjen e konfrontimeve fizike. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 2 priftërinj dhe 2 besimtarë janë parë të gjakosur. Ata janë Ilia Mavro nga Mursia dhe Stefan Koti nga Xara e Sarandës. Të dy të plagosur lehtë me thikë, Mavro në pjesën e ballit, i cili pasi ka marrë mjekimin ka dalë nga spitali, ndërsa Kotit iu bë qepje poshtë veshit. Të plagosurit pretenduan se ishin goditur nga policia private, por zyrtarisht kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
KONFLIKTI
Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë "mollë sherri" midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t'i rikthehet bashkisë. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u përdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterë i vendosur brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Përmet qiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare.
(m.a/BalkanWeb)