Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, Atal, El Ghazi e Mazraoui

Nëse je person publik, duhet të bësh kujdes me atë që shpreh, sidomos kur bëhet fjalë për tema aq delikate si konflikti Izrael-Palestinë, që ka prekur shumë fusha të jetës, mes tyre edhe futbollin. Një numër lojtarësh që kanë shprehur përkrahjen e tyre për Palestinën e shohin veten në telashe me klubet apo qeveritë e vendeve perëndimore ku luajnë.
Jusef Atal i Nisës është nën hetim paraprak nga prokuroria me akuzën e ekzaltimit të terrorizmit, për një video në instagram, kur një predikues palestineze nxiste dhunën kundër hebrejve. Tashmë videoja është hequr, por Nisa e ka pezulluar algjerianin në pritje të sanksioneve për mbështetje të terrorizmit dhe provokim urrejtjeje.
Anwar El Gazi i Maincit postoi një video pro-Palestinës dhe u pezullua, pasi holandezi me origjinë marokene ka mbajtur një pozicion të patolerueshëm për klubin gjerman në lidhje me konfliktin.
Edhe Nuseir Mazraui i Bajernit është thirrur nga drejtuesit pas një mesazhi pro-Palestinës dhe sot nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën, ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar për arsyen, pasi ai nuk luajtu me Marokun për shkak të një problemi muskulor.