E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Afganistan, vriten pesë fëmijë

Uruzgan - Pesë fëmijë kanë humbur jetën në një përplasje ndërmjet militantëve të Talibanit dhe ushtarëve të Australisë në Afganistan. Autoritetet vëndore bëjnë të ditur se në ngjarjen e ndodhur në qytetin Uruzgan ka humbur jetën edhe një militant. Në përleshjen e lindur gjatë kontrolleve të ushtarëve australianë, nëpër shtëpi janë plagosur edhe 2 fëmijë dhe 2 civilë gjithashtu. Në qytetin Uruzgan të Afganistanit ndodhen rreth 100 ushtarë të Australisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›