Sulme me bomba në qendër të Athinës
Athinë - Tre sulme të reja me bomba dore u kryen në qendër të Athinës, njoftoi sot media lokale greke. Persona të panjohur kanë vendosur mjete shpërthyese në katin e dytë të një ndërtese, në të cilën ndodhet zyra e deputetit të Partisë Socialiste opozitare, PASOK, Theodhoros Pangalos. Po këta persona vunë bomba artizanale edhe para shtëpisë së vajzës së tij dhe përpara zyrave të gazetës "Rizospastis", që është organ i Partisë Komuniste Greke (KKE).
Shpërthimet e bombave kanë shkaktuar dëme materiale dhe zjarre, që janë shuar shumë shpejt. Zëdhënësi i qeverisë greke, Evangjelos Adonaris i dënoi ashpër sulmet duke i konsideruar se "ato janë drejtuar kundër demokracisë në vend".