E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për Pallatin e Kulturës, priftërinjtë meshë në rrugë në shenjë proteste

PERMET - Policia private ka rimarrë dje në orët e para të mëngjesit godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit" dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit, e cila fitoi betejën gjyqësore me kishën mbi pronësinë e objektit.

Pas rimarrjes së godinës nga policia private, Bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla, një masë kjo e marrë me qëllim që besimtarët ortodoksë dhe priftërinjtë të mos hyjnë më në godinë.

Por priftërinjtë ortodoksë duket se nuk dorëzohen lehtë. Raportohet se që në orët e para të mëngjesit ata kanë vendosur në trotuarin para Pallatit të Kulturës ikonat dhe objektet kishtare.

Ndërkohë që pak më vonë priftërinjtë nisën të mbajnë një meshë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.

KONFLIKTI
Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë "mollë sherri" midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t'i rikthehet bashkisë. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u përdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterë i vendosur brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Përmet qiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Përmeti”, eurodeputeti grek ngre cështjen në KE Shtypi grek: Berisha denoncon Athinën, por dënon sulmet mbi Kishën Ngjarjet në Përmet, Berisha censuron deklaratën e vet “Përmeti”, "Agimi i Artë": Të dëbohen emigrantët shqiptarë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›