Konflikti per divorcin, kerkohen 34 vjet per 4 anetaret e familjes Zaka
TIRANE - Konflikti ne lidhje me divorcin e nje cifti, rrezikon t'u kushtoje 34 vjet burg tre djemve dhe te atit te tyre. Prokurori i kerkoi dje togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Kreshnik Omari, shpalljen fajtor dhe denimin e kater te pandehurve. Keshtu dje akuza i kerkoi gjykates, denimin me nga 12 vjet burg per dy vellezerve Bledar dhe Armand Zaka. Per Nertil Zaken prokurori kerkoi denimin e tij me 5 vjet burg, si dhe i kerkoi gjykates mosekzekutimin e vendimit per dy vjet. Gjate kesaj kohe sipas akuzes, i pandehuri nuk duhet te kryeje asnje veper penale, ne te kundert duhet te vuaje edhe denimin qe do te jape gjykata. Per te atin e tre djemve Izmir Zaken, akuza kerkoi denimin e tij me 5 vjet burgim. Prokurori ka ndryshuar dje edhe kualifikimin e vepres penale nga vrasje me rrethana te tjera cilesuese mbetur ne tentative, ne plagosje te rende me dashje. Ngjarja per te cilen akuzohen kater te afermit ka ndodhur me 2 shkurt te vitit te kaluar, ne rrugen "Sadik Petrela" ne Tirane. Anetaret e familjes Zaka, akuzohen se kane tentuar te vrasin me thike dhe sende te forta, per motive te dobeta, dy pjesetare te familjes Oshafi, Ramazan Oshafin, 52 vjec dhe djalin e tij, Altinin, 26 vjec. Mosmarreveshja mes dy familjeve e ka zanafillen ne fillim te vitit 2007 kur nje cift bashkeshortesh, konkretisht djali i familjes Zaka dhe nusja e tij nga familja Oshafi, paten nje keqkuptim mes tyre, per shkak se nuk po arrinin te lindnin femije.
R. Caushaj
Mosmarreveshjet
Sipas hetimeve te Prokurorise se Tiranes, mosmarreveshjet qe sollen perleshjen masive me thika mes dy familjeve, linden pikerisht pas divorcit te dy bashkeshorteve, te cilet bashke me prinderit e tyre, sipas hetimit, fajesonin njeri-tjetrin per gjithcka kishte ndodhur.
R. Caushaj
Mosmarreveshjet
Sipas hetimeve te Prokurorise se Tiranes, mosmarreveshjet qe sollen perleshjen masive me thika mes dy familjeve, linden pikerisht pas divorcit te dy bashkeshorteve, te cilet bashke me prinderit e tyre, sipas hetimit, fajesonin njeri-tjetrin per gjithcka kishte ndodhur.