Prokuroria heton vdekjen ne spital te Rajmonda Bletes
Vlore- Prokuroria e Vlores nis hetimet per vdekjen e 22-vjecares Rajmonda Bleta, ne spitalin rajonal 12 ore pasi ishte shtruar per temperature te larte. Burime zyrtare bene me dije per gazeten "KJ" se kane marre ne dosje te gjitha materialet e nevojshme, si kartelen mjekesore, raportin dhe medikamentet e perdorura. Po keshtu eshte marre edhe raporti per autopsine dhe pritet biopsia qe te mberrije nge Tirana. Ne dosje gjendet edhe denoncimi i familjareve te se ndjeres, e cila kater jave me pare kishte abortuar pas komplikacioneve ne shtatzani. Mesohet se hetimet do te kryhen kryesisht per vepren penale te "mjekimit te pakujdesshem" dhe per te plotesuar kuadrin ligjor, do te merren ne pyetje te gjithe mjeket e sherbimit, qe i jane gjendur pacientes. Edhe drejtori i spitalit Luter Nuraj, konfirmoi se ka njoftuar prokurorine per ngjarjen, duke kerkuar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen nga ekspertet, te shkaqeve te vdekjes. Rezultati i autopsise ka qene "gjendje afebrile", pra temperature e larte. Mendohet se 22-vjecarja ka pasur nje infeksion ne bajame, kurse pas kurimit me ilace ka reaguar negativisht, duke nderruar jete.
Ja precedentet brenda nje viti
Precedentet e vdekjeve te pacienteve ne spitale dhe ne rrethana te dyshimta jane te shumta. Vetem brenda nje viti numerohen gjashte raste te tilla, nga te cilat tre ne Vlore, nje ne Lushnje, nje ne Tirane dhe nje ne Sarande. Viktimat jane: Nje femije 8-vjec, nje nene gjate abortit, nje tjeter grua gjate shtatzanise, nje e mitur nga bajamet dhe dy rastet me te fundit te nje 22-vjecareje dhe i aksidentuari.