Arratisja e Rizait, ne burg policet dhe piloti
ATHINE - Kater rojet e burgut dhe nje piloti i helikopterit dolen dje para gjyqit, ne lidhje me arratisjen nga nje burg afer Athines, i Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas. Prokuroret kane marre gjate gjithe dites se djeshme ne pyetje 5 te pandehurit, lidhur me akuzat e perfshirjes se tyre ne kete arratisje me helikoptere, nga nje burg i sigurise se larte. Hapja e gjyqit per tre te akuzuarit, punonjes burgu, nxiti doreheqjen e avokateve te disa te pandehurve. Gjykata ka dhene dje vendimin dhe pese personat e dyshuar si ndihmes, per arratisjen e Rizait jane lene ne qeli. Sic njofton media helene, prokuroria ka nisur dhe verifikimet ndaj tete rojeve te burgut te Koridhalosit, ne Pire.
Gjate seances se djeshme, Prokuroria e Athines ka vene te akuzuarit perballe 15 deshmitareve, shumica prej tyre roje burgu por dhe persona qe rastesisht kane pare arratisjen e 32-vjecarit Rizai dhe 43-vjecarit grek Paleokostas. Nje roje private qe punon ne ate burg dhe piloti i helikopterit jane nen arrest dhe po perballen me akuza. Policia e gjeti pilotin, te lidhur brenda ne helikopter pas arratisjes. Deri me tani, ne lidhje me kete arratisje ministri grek i Drejtesise, Nikos Dendial ka pezulluar 8 roje burgu dhe ka pushuar nga puna 3 nepunes te Ministrise se tij.
Por debatet e shumta e kane perfshire Greqine ne lidhje me kete arratisje te dyte me helikopter. Ekspertet e transportit fajesojne rregullat e dobeta qeveritare, per marrjen me qira te helikoptereve. Firmat, te cilat mund te marrin me qira helikoptere jane te detyruar te paraqesin nje plan fluturimi ne autoritetet e aviacionit civil perpara cdo udhetimi, por autoritet nuk kane asnje mundesi te ndjekin kursin e tyre, dhe mund te mesojne per ndonje problem vetem nese helikopteri nuk arrin ne destinacionin e paraqitur. Media greke ben te ditur se neser (te premten) pritet shkarkimi i drejtorit te burgut te Koridhalosit. Dyshimet jane qe punonjesit e burgut nuk ishin te trajnuar per keto lloj arratisjesh. Policia greke dyshon se, Rizai dhe Paleokostas levizin te maskuar dhe nen identitet te rreme. Ata mendohet se jane pajisur me pasaporta rumune.
Gjithashtu eshte kerkuar qe te gjithe numrat e telefonit dhe telefonat celulare, te regjistrohen ne autoritet shteterore. Kjo mase eshte marre pasi dyshimet jane se, Rizai e ka drejtuar arratisjen me ane te nje celulari ose nga qelia e tij.
Vajza
Perpjekjet e policise greke jane te perqendruara mbi identitetin e flokeverdhes, te moshes mes 35-40 vjec. Vajza dyshohet te jete e huaj, ndoshta shqiptare dhe mesohet se, ka lozur nje rol vendimtar ne arratisjen e dy te denuarve, shqiptarit te denuar me burg perjete dhe grekut me 25 vjet.
Arratisja
Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas u arratisen mesditen e se dieles. Ne oren 13:30 minuta nje helikopter eshte ulur ne oborrin e burgut te Koridhalos, ne Pire dhe dy te denuarit, njeri me burgim te perjetshem e tjetri me 25 vjet, u arratisen.