E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronat, ekzekutohet me çifte 39 vjeçari në Durrës

Agron Bodlli ndodhet në gjendje klinike në spitalin rajonal
Çështjet e pronësisë kanë shkaktuar një tjetër viktimë në qytetin e Durrësit. Në plazhin e Durrësit pikërisht në orët e drekës së djeshme, kur zona ka filluar të frekuentohet nga pushuesit, është ekzekutuar me çifte një 39 vjeçar, i cili më pas ka vdekur në spitalin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Durrësit rreth orës 14:30, në afërsi të Hotel Drenisës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat bënë të ditur se viktima është Agron Bodlli, nga Shijaku. Agron Bodlli po ndërtonte një objekt për të cilin kishte edhe leje pranë hotel Drenicës. Pikërisht kjo tokë ku ndërtonte Bodlli është sebepi i sherrit midis tij dhe Gani Kapitit që është pronar i hotel Drenicës. Edhe Kapiti pretendonte se toka ku ndërtonte Bodlli ishte e tij dhe për pasojë ka nisur prej disa muajsh një konflikt i cili më së fundi ka përfunduar me viktima. Ka qenë pikërisht Kapiti i cili ka marrë çiften dhe e ka zbrazur mbi trupin e Bodllit që ishte në punë e sipër në objektin e tij. Nuk dihen ende saktësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por 39-vjeçari është qëlluar me armë zjarri çifte, nga një distancë e afër dhe ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në vdekje klinike në spital. Policia, e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është Gani Kapiti, 50 vjeç, pronar i Hotel Drenica në Plazh. Policia e ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e tij. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Gani Kapiti është grindur fillimisht me 39 vjecarin, Agron Bodlli për shkak të një konflikti për motive pronësie  mes tyre. Gjakrat janë nxehur aq shumë, sa Kapiti me një armë zjarri çifte që kishte në dorë ka hapur zjarr, duke e cuuar në rrezik për jetën 39 vjecarin. Pas ngjarjes, autori është larguar menjëherë në drejtim të paditur, duke braktisur viktimën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe një autoambulancë ku ka dërguar urgjentisht për në spitalin e Durrësit të plagosurin. Informacione nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se viktima ka ndërruar jetën në sallën e operacionit në kohën që po punohej për të nxjerrë plumbat nga trupi. Të gjitha plumbat e çiftes i janë derdhur në kokë në një distancë të afërt. Në pjesën e pasme koka është shqyer nga plumbat, të cilët kanë dalë edhe në pjesë anësore. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa kanë mbledhur të gjitha provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Vetëm pas dëshmive të personave në afërsi të vendit të ngjarjes, forcat e rendit kanë mundur të identifikojnë autorin e ngjarjes. Sipas burimeve të policisë dyshohet se motivi i këtij krimi ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm pronësie mes dy personave, ku autori i ngjarjes 50 vjeçari Gani Kapiti, pretendonte se vendi ku po ndërtohej objekti ishte pronë e tij. Aktualisht, të gjitha strukturat e hetimit të policisë së qytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë intensivisht për zbardhjen tërësisht të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje si dhe për arrestimin e autorit. Familjarë të viktimës kanë dëshmuar në polici, se konflikti mes dy palëve kishte kohë që kishte nisur.

Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 14:46

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›