Konflikti për pronën, gratë këcënuan me jetë, nis sot gjyqi
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi gjyqësor ndaj pronarit të kompanise ‘Pelivani shpk’ i paditur nga familjet e shtatë grave që tentuan të hidheshin nga tartaca e një shumëkatëshi pak ditë më parë neë zonën e ‘Unazës së Re’.
Avokati Mbrojtës tha se klientët e tij nuk pretendojnë pronësi mbi truallin, por kërkojnë respektimin e kontratës së nënshkruar mes familjeve dhe pronarit të firmës para nisjes së ndërtimit. ‘Nëse firma respekton kontratën atëherë tërhiqet dhe padia,-ddeklaroi pronari Namik Pelivani.
Avokati mbrojtës, e cilësoi të paarsyeshëm mosrespektimin e kontratës nga ana e firmës përsa kohë banesat e prishura të familjeve kanë qenë në proces legalizimi.
PROTESTA
Protesta e pazakontë u regjistrua gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, ku 7 gra në shenjë proteste për mosmarrjen e kompensimit për shtëpitë e prishura që në orën 8:15 të mëngjesit të 26 marsit janë ngjitur në katin e 10-të të ndërtesës, nga kanë kërcënuar se do hidhen.
Gratë janë bashkëshorte ose nëna të pretendentëve të pronarëve të truallit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakord me pronarin e pallatit në ndërtim, që t'iu kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur gratë të ndërmarrin aktin e rëndë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeB)