Lirohen 2 policët kosovarë, serbët i dorëzojnë tek EULEX
PRISHTINE- Dy policët kosovarë të arrestuar nga Serbia dy ditë më parë, mësohet se janë dorëzuar sot tek forcat e EULEX-it dhe së shpejti do t’u bashkohen familjeve.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat i referohen një deklarate të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili deklaron se Gjykata e Serbisë i ka liruar policët kosovarë.
Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën në mëngjes, teksa po patrullonin në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
Sipas deklaratave të autoriteteve serbe ata kanë shkelur territorin e Serbisë duke qenë edhe të armatosur. "Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje?”ka thënë ministri serb i punëve të Brendshme, Ivica Daçic.
Sipas tij dy kosovarët ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.
Akti ka ngjallur reagime të forta në Kosovë, Shqipëri por edhe nga partitë shqiptare në Maqedoni, ndërsa KFOR-i ka nisur tashmë hetimet për këtë ngjarje.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Arrestimi i 2 policëve, KFOR nis hetimet, Kosova e Shqipëria dënojnë aktin Arrestimi, hakerat kosovarë sulmojnë 19 faqe webi serbe