E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Përplasja’ Kosovë-Maqedoni, Kuci viziton sot Shkupin

SHKUP- Në Shkup pritet sot të mbahet një takim i nivelit të lartë midis Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës për tejkalimin e krizës Kosovë-Maqedoni. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi do të mbërrijë sot në Shkup, në përpjekje për të tejkaluar krizën tregtare dhe të lëvizjes së lirë midis dy vendeve.

Sipas disa burimeve jozyrtare është bërë e ditur se Kuçi do të takohet me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski dhe ministrin e Ekonomisë, Valon Saraçini.

Kuçi do të paraqesë propozime konkrete të miratuara edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për heqjen e embargos nga të dyja anët si dhe heqjen e taksës për lëvizjen e lirë të kosovarëve, të aplikuar nga pala maqedonase. Takimi i sotëm pritet t`i jap fund edhe bllokadës së vendosur nga transportuesit maqedonas në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›