Konflikti për pronën, rishfaqen protestat tek Unaza e Re

Rikthehen protestat e banorëve të pallatit në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Tre muaj pas protestës së 6 grave të cilët u ngjitën në taracën e pallatit në ndërtim në zonën e Unazës së Re, banorët e këtij pallati kanë dalë sërish sot në protestë.
Grupi i familjeve në konflikt me pronarin ndërtues të pallatit kanë tentuar të bllokojnë punimet dhe njëri prej tyre është lidhur me zinxhirë poshtë kamionit të firmës ndërtuese.Mësohet se banorët kanë dhunuar pronarin e pallatit si dhe janë konfliktuar edhe me policinë.
Banorët kërkojnë respektimin e kontratës nga firmës kontraktuese në bazë të së cilës ata kishin shembur shtëpitë e tyre për të ndërtuar pallatin.
Problemi i banorëve me pronarin e pallatit u bë publik në protestën e parë të 6 grave që një muaj më parë hipën në taracën e pallatit duke kërcënuar se do të vetëhidheshin. Gratë qëndruan dy ditë në taracë dhe zbritën që andej pas negociatave me ndërtuesin.