Fier, vritet me armë në hyrje të banesës 46-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cakran të Fierit.
Gramoz Memaj 46 vjeç është qëlluar me armë në hyrje të banesës së tij në momentin kur po dilte nga shtëpia.
Menjëherë 46-vjeçari u dërgua në spital nga i biri por dhe pse i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas mjekëve ai kishte marrë plagë të rënda në bark dhe për pasojë nuk ka mundur dot t`i shpëtoj vdekjes.
Nuk dihen ende autorët dhe as motivet e ngjarjes në fshatin Cakran por policia ka marrë në pyetje të afërm të 46-vjeçarit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.