Elbasan, makina përplas motorrin, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ku një automjet ka përplasur një motorr dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.