Konflikti politik i ditës nuk është pjesë e pyetësorit
29/03/2010 Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, komenton situatën politike në vend
Ngërçi politik disamujor nuk ka qenë pjesë e pyetësorit që Komisioni Evropian (KE) i ka dorëzuar Shqipërisë, në funksion të përgatitjes së vendimit për dhënien e statusit së vendit kandidat. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervistë televizive shpjegon se përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës rreth hapjes ose jo të kutive të votimit nuk kanë qenë pjesë e këtij dokumenti të rëndësishëm. Sipas saj, zyrtarët e lartë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, Bruksel, nuk mund të parashikonin se si do të zhvilloheshin ngjarjet në Shqipëri. Bregu argumenton se Brukseli nuk mund të parashikonte trendin e një përplasjeje të pajustifikuar shkaktuar nga luhatjet e humorit të kreut të opozitës. “Nuk mundet që në pyetësor të përfshihet trendi se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë apo me krizën politike. Nuk do të thotë që Brukseli rrinte me laps në dorë për të mbajtur shënim gjithë lëvizjet absurde të opozitës. Më 16 dhjetor, as Brukseli dhe as ne nuk e dinim sa do të zgjaste bojkoti. As Brukseli dhe as ne nuk e dinim që opozita herë do të hynte dhe herë do të dilte nga Parlamenti, as Brukseli dhe as ne nuk e dimë sot e kësaj dite që opozita do të hyjë për të qëndruar në Parlament, apo do të hyjë vetëm për të folur për kutitë në Parlament, apo do të dalë nga Parlamenti”, ka thënë ajo. Për ministren e Integrimit, në pyetësor nuk mund të kishte pyetje për një sjellje anormale, sepse dokumenti nuk pyet për parashikim. Faktikisht në rreth 2300 pyetjet që KE-ja i ka parashtruar Qeverisë shqiptare, thelbësore janë çështjet që kanë të bëjnë me kriterin politik, zbatimin e ligjit, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në vend, si dhe çështja e së drejtës mbi pronësinë. Duke iu referuar konfliktit politik në vend, ministrja Bregu pohon se situata aktuale nuk mund të quhet ideale dhe mund të ketë vonesë në dhënien e mendimit për statusin e vendit kandidat. “Sigurisht, nuk ishte ajo që duhej të ndodhte në këtë moment kur ne po plotësonim detyrimet tona zyrtarisht përballë Komisionit Evropian”, ka pohuar ajo. Duke komentuar gjendjen në të cilën ndodhet politika shqiptare, Bregu shprehet se do të kishte qenë një situatë ideale, sikur të mos ekzistonte një situatë e tillë.
Ngërçi politik
Ngërçi politik disamujor i krijuar në Shqipëri për shkak të pozicionimit të opozitës kundrejt Parlamentit për çështjen e hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ka lënë shenjë në procesin e integrimit evropian. Nuk kanë qenë të pakta deklaratat e zyrtarëve të lartë të Brukselit, të cilët kanë evidentuar faktin se përplasjet mund të kenë ndikim në këtë proces.
Pyetësori
Pyetësori i Komisionit Evropian, që iu dorëzua Qeverisë shqiptare në muajin dhjetor, ka përfunduar dhe pritet vetëm miratimi formal në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, që do mbahet këtë javë. Pas miratimit të pesë kapitujve të mbetur, procesi i plotësimit të pyetësorit, së bashku me përkthimin konsiderohet nga Qeveria krejtësisht i mbyllur. Mund të ketë nevojë për përkthim të materialeve shtesë, që do të jenë pjesë e anekseve, por kjo nuk prish performancën e përgjithshme të përbërjes së pyetësorit në vetvete. Miratimi në këtë periudhë ishte ajo çka Qeveria kishte premtuar kur mori në dorëzim këtë dokument të rëndësishëm, mbi të cilin do të jepet mendimi i KE-së, i cili do të përcjellë vendimin për dhënien e statusit të vendit kandidat.