Rama nis punimet për zbatimin e projektit
29/03/2010 Zbret në terren konflikti ndërmjet qeverisë dhe bashkisë për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”
Për 9 muaj sheshi do të kthehet në ambient funksionimi vetëm për qytetarët
Pas debateve të shumta të lindura gjatë ditëve të fundit, Bashka e Tiranës ka vendosur ti hapë udhë zbatimit të projektit për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”. Duke lënë mënjanë akuzat e ngritura ndërmjet ekzekutivit dhe pushtetit vendor, kryebashkiaku Rama ka inauguruar gjatë ditës së djeshme nisjen e fazës së parë të punimeve për transformimin e sheshit në funksion të qytetarëve. Sipas Ramës, ky shesh nuk do të përdoret më për parada apo mitingje, por do të jetë tërësisht në funksion të kryeqytetasve. “Ky ka qenë një shesh i paradave dhe manifestimeve dhe projekti është i koncentruar për ta kthyer këtë shesh në një vend të manifestimit njerëzor, të qytetarisë si shprehje e personit dhe jo e turmës, përmes një forme shumë të veçantë që mund të ketë sheshi”. Në nisjen e punimeve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kompanisë kuvajtiane “MAK&Sons Group”, e cila u përzgjodh për të realizuar këtë projekt, deputetë të Qarkut Tiranë, kryetarë të njësive bashkiake, si dhe qytetarë të interesuar të kryeqytetit, të cilët ndoqën nga afër nisjen e zbatimit të këtij projekti. Në fazën e parë të projektit është parashikuar që të realizohen punimet e infrastrukturës inxhinierike nëntokësore në të gjithë sipërfaqen ku do të shtrihet sheshi i ri “Skënderbej”. Konkretisht bëhet fjalë për një projekt që do të ketë infrastrukturë të pasur tokësore e nëntokësore, si dhe do të ketë njëkohësisht infrastrukturë ujore, që do të shërbejë për kthimin e sheshit në një ambient me shatërvanë të shumtë. Projekti krijon mundësi për lojërat e fëmijëve, duke krijuar në këtë mënyrë një shesh pa makina, të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, që do të realizohet duke e shndërruar ambientin aktual në një oaz për të gjithë ata që duan të jenë në mes të Tiranës, por larg trafikut të Tiranës. Rama gjithashtu ka shtuar se plani i punës do të kryhet në blloqe të caktuara, pa e mbyllur të gjithë sheshin njëkohësisht, pikërisht për të mos bllokuar të gjithë trafikun që detyrimisht sot kalon nga ky shesh. “Kjo për shkak të pamundësisë për tu lidhur aty ku sot është godina e INSIG-ut dhe do të bëjmë gjithçka mundemi që përmes këtij procesi të ndarë në pjesë, të bëjmë të dyja punët: edhe ndërtimin e sheshit sipas parashikimit, por edhe mospengimin përtej një kufiri të caktuar të arsyes të qytetarëve që duan të lëvizin me makina”. Në fund të fjalës së tij, kryebashkiaku u ka kërkuar institucioneve të larta të Qeverisë të mos bëhen pengesë e projektit, por të kontribuojnë në rrugë ligjore për zbatimin e tij. Pjesa përreth sheshit "Skënderbej" u rrethua të shtunën në mbrëmje me rrjeta teli. Projekti për rivitalizimin e sheshit financohet nga një grant i Emirit të Kuvajtit, ku faza e parë e punimeve kushton 4.3 milionë euro.
Projekti për rehabilitimin e sheshit do të përfshijë:
- Ndërtimin e një dhome teknike pranë monumentit aktual të Skënderbeut e projektuar të ndërtohet në një thellësi rreth 9 m nga niveli i sheshit, në të cilën do të instalohen rezervuarët e ujit teknologjik dhe atij për vaditje, si dhe pompat dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin e shatërvanëve të sheshit të ri.
- Ndërtimin e dy galerive të nëndheshme, të cilat do të përdoren për instalimin e të gjitha kabllove dhe tubacioneve që parashikohet të përshkojnë sheshin në të dy drejtimet kryesore: veri-jug dhe lindje-perëndim.
Galeria e parë do të fillojë të ndërtohet në bulevardin “Zogu i parë”, pranë Veve Center, do të kalojë përpara Pallatit të Kulturës, përpara ndërtesës së Bashkisë dhe do të përfundojë në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Myslym Shyri”.
Galeria e dytë do të fillojë të ndërtohet në Rrugën e Kavajës, përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë, do të përshkojë sheshin e sotëm përpara monumentit të Skënderbeut dhe do të përfundojë në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me unazën e vogël.
Në të dyja këto nënobjekte parashikohet të punohet paralelisht.
- Ndërtimin e disa kolektorëve për ujërat e zeza dhe të bardha, që do të sistemojnë të gjitha derdhjet e institucioneve që janë të vendosura në periferinë e sheshit “Skënderbej”, si dhe ujërat e të gjitha rrugëve që lidhen me sheshin.
- Punimet për nënshtresat e sheshit të ri, si dhe bazamentet e shatërvanëve dhe kanalizimet e tyre.
Reagimi
Olldashi: Plani për sheshin, klientelist
Vetëm pak minuta, pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, inauguroi punimet për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” reagoi ashpër ministri i Transporteve dhe Punëve Publik, Sokol Olldashi. Në konferencën për shtyp të organizuar për këtë qëllim, ministri theksoi se plani për ndërtimin e këtij sheshi duhet të kalojë në KRRTRSH, pasi qendra e Tiranës ka një plan ligjërisht, atë francez. Ministri ndër të tjera përshëndeti shpejtësinë me të cilin kryetari i Bashkisë së Tiranës nisi punimet në shesh vetëm dy ditë pas ndërhyrjes nga ana e topografëve të Drejtorisë së përgjithshme të Rrugëve për asfaltimin e këtij sheshi. "Përshëndes shpejtësinë me të cilën veproi kryetari i Bashkisë së Tiranës ndaj ndërhyrjes së Kryeministrit Berisha, por plani për ndërtimin e këtij sheshi duhet të kalojë në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, pasi qendra e Tiranës ka një plan ligjërisht atë francez", deklaroi Olldashi. Nga ana tjetër, Olldashi shtoi se "nuk do të lejohet të shpërdorohen fondet e qytetareve, pasi projekti ka pësuar ndryshime, që nuk janë miratuar në KRRTRSH dhe plani i tij është klientelist". Në përfundim të fjalës së tij, ministri i Transporteve ftoi z. Rama që të reagojë shpejt duke sjellë planin në KRRTRSH në bazë të ligjeve në fuqi.