“Ruzhdia”, ngjarja dhe përplasjet pas votimeve
29/03/2010 Çfarë ndodhi në zonën zgjedhore që ka sjellë përplasjen më të madhe të politikës?
Problemi i zgjedhjeve, i etiketuar tashmë si fenomeni “Ruzhdie”, vijon të mbetet dhe ka gjasa se do të jetë debati kryesor i politikës dhe në ditët e ardhshme. Por çka ndodhur në zonën zgjedhore, tashmë më e njohura nga gjithë publiku shqiptar? Gjithçka zuri fill pas një rrjedhjeje informacioni nga prokuroria e Fierit, mbi hetimet e zhvilluara prej saj, dhe një denoncimi në lidhje me parregullsi të ndryshme në qendrën e votimit në Ruzhdie. Informacione të ndryshme u bënë publike në media dhe më pas edhe nga vetë organi i akuzës, i cili tashmë e ka mbyllur hetimin dhe ia ka kaluar çështjen gjykatës. Kjo është çështja mbi të cilën opozita është mbështetur gjatë këtyre javëve, për të provuar atë që ajo e quan “krim elektoral”. Por cila është e vërteta e ngjarjeve në Ruzhdie, atë paradite të 28 qershorit 2009? Dy anëtarë të komisionit të qendrës së votimit nr. 30 52, në fshatin Ruzhdie, të zgjedhurit e PS-së, u larguan pasi, sipas pretendimeve të tyre, u kërcënuan me jetë. Në ikje e sipër ata morën dhe njërën nga dy vulat me vete, atë të sekretarit. Ishte kjo pikërisht vula që u mungonte fletëve të votimit, të cilat më pas do të cilësoheshin të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dy komisionerët u paraqitën në KZAZ nr. 19 dhe e dorëzojnë vulën aty. KZAZ-ja pranon të marrë vulën, por në librat e saj të protokollit apo procesverbalet nuk ka asnjë shënim apo denoncim të dy komisionerëve se cilat ishin arsyet e braktisjes së detyrës. Sipas udhëzimeve që institucioni kompetent për administrimin e zgjedhjeve ka miratuar, i kanë ngarkuar komisionit të qendrës së votimit disa të drejta, sipas të cilave edhe dy anëtarë të tij mund të kërkojnë pezullimin e votimit dhe ndërhyrjen e forcave të rendit, me qëllim mbarëvajtjen e procesit. Ndërkohë që librat e protokollit apo procesverbalet e KZAZ-së respektive nuk shënojnë asnjë pretendim të komisionerëve të PS-së. Referuar Kodit Zgjedhor në të drejtat që komisionet zgjedhore kanë, KZAZ-ja në këtë rast duhet të vendoste kthimin e vulës së QV-së 3052, si dhe marrjen e masave për zëvendësimin e komisionerëve të larguar. Për këtë rast KQZ-ja nxori një urdhëresë, sipas së cilës KZAZ nr. 19 urdhërohej të merrte të gjitha masat për vazhdimin normal të votimit në Ruzhdie, urdhër që nuk u zbatua. Prokuroria ka mbyllur hetimet, ndërsa komisionerët e PS-së janë në ndjekje penale për braktisje të detyrës, pjesa tjetër për falsifikim të emrave të votuesve, firma të cilat u zbuluan pikërisht në kutinë që KQZ-ja e shpalli të pavlefshme.
Udhëzimi për KQV-të
për mbledhjet dhe vendimet e komisionit të qendrës së votimit, mes të tjerash thotë:
1. Mbledhjet e KQV-së janë publike.
2. Vendimet e KQV-së merren me shumicën e thjeshtë të të gjithë anëtarëve të KQV-së.
3. Vendimet e KQV-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve të komisionit, krahas nënshkrimit të tij, deklaron në vendim votën “pro” ose “kundër”, si dhe arsyetimin përkatës.
4. KQV-ja merr vendim për:
a) hapjen e votimit;
b) pezullimin e votimit;
c) kërkimin e ndihmës nga Policia e Shtetit për rivendosjen e rendit në qendrën e votimit;
ç) largimin e forcave të policisë pas rivendosjes së rendit në qendrën e votimit;
d) largimin e personave të caktuar nga mjediset e qendrës së votimit, sipas nenit 110 të këtij Kodi.
5. Në rast se KQV-ja nuk arrin të marrë vendim brenda afatit përkatës, çështja i dërgohet menjëherë për shqyrtim KZAZ-së nga kryetari ose nga të paktën dy anëtarë të KQV-së, apo mund të ankimohet në KZAZ nga subjekti i interesuar. Vendimi i KZAZ-së zbatohet nga KQV-ja.
Udhëzimi për Policinë
Lejimi i punonjësit të Policisë së Shtetit për t’u futur në ambientet e Qendrës së Votimit
1. Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja me vendim thërret organet e Policisë së Shtetit.
2. Vendimi për kërkimin e ndihmës për vendosjen e rendit, u paraqitet me shkrim organeve të Policisë së Shtetit dhe përmban përshkrimin e shkurtër të shkaqeve dhe rrethanave.
3. Me marrjen e vendimit, kryetari, zëvendëskryetari ose çdo anёtar i KQV-së thërret menjëherë Policinë dhe njofton KZAZ-në për incidentin e ndodhur.
4. Sapo forcat e policisë paraqiten në qendrën e votimit, KQV-ja u dorëzon atyre menjëherë përpara ndërhyrjes kopje të vendimit për thirrjen e policisë për të ndërhyrë, të firmosur dhe vulosur nga ky komision.
5. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV-ja, me vendim, u kërkon forcave të Policisë sё Shtetit të largohen.
Konkluzioni i ODIHR
“Nisur nga rezultatet e pjesshme paraprake që sugjeronin një garë të ngushtë, partitë politike filluan të ndërhynin në procesin e numërimit. Si rezultat, procesi u bllokua në disa VNV, sidomos në qarqe ku ndarja e mandateve ishte ose dukej shumë e ngushtë. Vëzhguesit e MNVZ-së panë vëzhguesit e partive që ushtronin presion mbi anëtarët e KZAZ-ve dhe GNV-ve që dhe ndërhynin në numërim. Ata gjithashtu vunë re brenda VNV-së praninë e kandidatëve shpesh të tërhequr nga procesi…”
“Në VNV-në 41, në Bushat (qarku Shkodër), shumica e anëtarëve të KZAZ-së të emëruar nga opozita bllokuan procesin dhe nuk numëruan asnjë fletë votimi, nga ora 14:00 më 30 qershor, deri më 12:00 më 1 korrik. Gjatë kësaj periudhe, kryetari i KZAZ-së, i cili ishte i emëruar nga PS-ja, u zëvendësua dy herë, me marrëveshje me anëtarët e KQZ-së të emëruar nga opozita dhe përfaqësuesit të PS-së në KQZ. Numërimi vazhdoi dhe përfundoi pa probleme, vetëm pasi u bë e dukshme që 42 kutitë e panumëruara nga Bushati nuk do të ndikonin në ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore…”
“Probleme më të rënda në lidhje me numërimin e votave u vunë re në qarkun e Fierit. Përveç tri qendrave të votimit që nuk u hapën ditën e zgjedhjeve, rezultatet nga nëntë qendra votimi nuk u përfshinë në TPR… Në ZAZ-në 20, politikanë të njohur dhe mbështetës të PS-së u mblodhën jashtë VNV-së duke kërkuar që kutitë e kontestuara të votimit të përfshiheshin në tabelën e rezultateve dhe duke i bërë presion KZAZ-së. Pas disa orësh, situata e tensionuar u zgjidh dhe turma u shpërnda…”