E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, gjithnjë e më afër Hamburgut

Hamburgu duket se ka bërë hapa përpara për transferimin e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri. Sipas mediave angleze, klubi gjerman do të mundohet ta bëjë të vetin 20 vjeçarin qysh në janar, për t’iu shmangur konkurrencës nga ekipet tjera me bollëk që e pëlqejnë përfaqësuesin zviceran.

Duket se Hamburgu është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 10 milionë euro, për talentin gjilanas. Klubi gjerman pati një fillim dizastër të sezonit dhe trajneri i ri, Thorsten Fink, për t’iu rikthyer rezultateve pozitive në pranverë, e sheh ish futbollistin e tij tek Baseli, Shaqiri, si njeriun e duhur.

Po ashtu, menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp po e shikon situatën e Shaqirit me kujdes dhe mund të ndërhyjë në këtë çështje në afatin kalimtar të janarit. Po ashtu, edhe skuadrat tjera angleze, Manchester United, Liverpool e Arsenal, e vëzhgojnë me kujdes talentin kosovar. Gjithashtu, ai pëlqehet edhe nga ekipet tjera gjermane, Bayern Munich e Borussia Dortmund, si dhe nga ato italiane, Napoli, Roma e Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›