Kongo, rrafshohet fshati nga shpërthimi i një kamioni çisternë. Mbi 200 viktima

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një kamioni çisternë në Republikën demokratike të Kongos. Lajmin e kanë bërë të ditur keshtu autoritetet lokale. Shpërthimi i çisternës i ka vënë zjarrin të gjithë fshatit në lindje të vendit, në provincën e South Kivu. Kamioni i cili vinte nga Tanzania, ishte plotë me benzinë.
Sipas autoriteteve vendase bilanci prej 200 të vdekurish është ende provizor, ndërkohë që në momentin e shpërthimit ndodheshin shumë fëmijë. Nderkohe qe në vendngjarje numërohen më shumë se 100 persona të plagosur.
Një zyrtar i policisë kongoleze që gjendej në Bukavu, ka konfirmuar zjarrin e dhjetra shtëpive në Sange, shumica e të cilave të ndërtuara me kallama dhe baltë.
Shkak i aksidentit i cili i vuri zjarrin nje fshati te tere mendohet të kete qene shpejtësia e madhe e kamionit çisternë.
Adela Zeza Azhornuar së fundi ( e shtunë , 03 korrik 2010 ) < I mëparshmi