E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi PD Do te hyje ne histori si i manipuluar nga Rama dhe i bojkotuar nga baza

Partia Demokratike deklaroi dje se Kongresi i qe zhvillon sot Partia Socialiste do te mbahet mend si nje Kongres i bojkotuar nga baza dhe si nje forum ku delegatet e tij jane perzgjedhur ne forme manipulative nga kreu socialist Edi Rama. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj u shpreh se arsyeja e vertete pse Rama e ka thirrur Kongresin eshte te terheqe vemendjen nga bojkoti i PS-se. Partia Socialiste do te mbaje kongresin i cili do te hyje ne histori si Kongresi i bojkotuar nga baza dhe kongresi i delegateve te zgjedhur me gisht nga z. Rama. Kjo eshte disfata me e madhe ne 20 vitet e fundit te ekzistences politike se PS-se. Ne nuk duhet te befasohemi nga pesha dhe rrethanat nen te cilat po mbahet ky kongres por qytetaret nuk duhet te mashtrohen tha ajo. Me tej ne fjalen e saj Mustafaraj pohoi se Kongresi i sotem i PS-se kerkon te terheqe vemendjen nga historia izoluese e kesaj force ku nje nder keto raste sipas saj ishte ai i bllokimit qe i ka bere opozita procesit te integrimit. Ky kongres kerkon te heqe vemendjen nga z. Rama dhe bllokmenet e rinj qe e futen PS-ne ne kuti te votimit per te mbrojtur karrigen e kryetarit te tyre. Ky kongres kerkon qe te heqe vemendjen nga bojkoti qe PS i ka bere Parlamentit per vite me radhe dhe veprimet e tyre per te bllokuar integrimin dhe progresin e Shqiperise - tha zedhenesja e PD-se. Ne fund te deklarates se saj Mustafaraj theksoi se ceshtja per te cilen duhet te shqetesohet opozita dhe duhet te ndermarre nje qendrim eshte ajo per votimin e ligjeve me shumice te cilesuar. PD nenvizoi se programi i ri i shpallur nga kryesocialisti pak dite me pare ne mbledhjen e Asamblese Kombetare do te sjelle vetem humbjen e PS-se ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme te vitit 2013. Deri tani nuk kemi degjuar asnje kundershtim te qenesishem se pse PS-ja nuk i voton ligjet dhe te zbatojme rekomandimet nderkombetare per te luftuar terrorizmin dhe pastrimin e parave Ajo qe do te degjojme neser nga z. Rama kryetari i cili udheheq me aftesi te rralle PS-ne nga deshtimi ne deshtim eshte paraqitja para delegateve te zgjedhur prej tij me gisht e programit te humbjes se ardhshme te PS-se. Disfata vazhdon te flasesh eshte gje e lehte. Veprimet jane ato qe sjellin ndryshim - u shpreh zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›