E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi PSE-së mbledh në një tryezë Ramën dhe Metën

Ideali i Internacionales socialiste ka bashkuar në një tryezë dy rivalët e majtë Edi Rama e Ilir Meta. Kreu i PS-së dhe ai i LSI-së morën pjesë në takimin e krerëve të majtë të Ballkanit, që u mbajt në Bruksel në kuadër të Kongresit të Socialistëve Europianë, ku i pranishëm ishte edhe komisoneri për zgjerim Stefan Fyle.
 

Për Ramën e Metën, nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria e meriton marrjen e stautisit të vendit kandidat, e për këtë kanë kërkuar mbështetjen e socialistëve europianë.

Përtej kësaj, për kreun e selisë rozë, mbajtja e zgjedhjeve të lira është prioritare për Shqipërinë, prandaj ai ka kërkuar mbikqyrje të procesit të 2013 nga Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian.
 

Nga ana e tij, edhe kreu i LSI-së Ilir Meta teksa ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria vitin e fundit, duke nënvizuar se vendi ynë e meriton marrjen e statusit të kandidatit. Ai u ndal edhe në procesin e zgjerimit të BE, që sipas tij tij është një faktor i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit në rajon.
 

Ndërkohë gjatë punimeve të Kongresit të Socialistëve Europianë, Kryesocalisti Edi Rama është zgjerdhur anëtar i Presidencës Partisë Socialiste Europiane.
 

Lajmin Edi Rama e ka ndarë në rrjetin social "Twitter" ku thekson se zgjedhja e tij do të jetë edhe një përgjegjësi për të. "Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europianë! Fuqizim i zërit tonë në PSE" shkruan Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›