Mëhilli: TAP projekti më fleksibël për gazsjellësin
Kryeministri Berisha ka përshëndetur firmosjen e momorandumit mes tre ministrave, të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për ndërtimin e një gazsjellësi TAP.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e kryeministrisë Erla Mëhilli theksoi se memorandumi i firmosur është një garanci dhe inkurajim real për përzgjedhjen e projektit TAP.
"Ky lajm pushtoi dje mediat ndërkombëtare dhe akti u përshëndet nga zyrtarët e lartë sepse gazsjellësi përbën një nga korriderët më të rëndësishëm të kohës, dhe TAP është projekti më fleksibël për gazsjellësin” shtoi Mëhilli.
Ajo ka theksuar më tej se investimi për TAP në Shqipëri do të jetë mbi 2 miliardë euro si dhe do të hapë dhjetra mijëra vende pune.
vijon..