E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi, aleatët : Përçarjet tona i dhuruan fitoren Berishës

Në vijim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste përshëndetën edhe aleatët e partive të vogla të selisë rozë, kreu i PSV ‘91 Petro Koçi, kreu i PSD Skënder Gjinushi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe në fund Spartak Ngjela.

Në fjalën e tij Koçi u shpreh se grindjet e vogla sollën fitoren e Berishës.

Nga ana e tij Gjinushi u shpreh se, “Nëse të majtët do ishin të bashkuar, nuk do humbnin pasi Saliu rreshtohet mes Mubarakut e Geddafit".

Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka, theksoi në fjalën e tij se vendi ynë ka nevojë për opozitë aktive dhe Shqipëria është në krizë identiteti shtetëror.

Në vijim përshëndeti edhe Dule me Ngjelën, ku pas akuzave për Qeverinë i uruan Partisë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama, suksese në Kongres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›