E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjigjet Topi: Nuk kam shkelur Kushtetutën

Këshilltarët ligjorë të Presidentit, Bamir Topi reaguan sot në përgjigje të deklaratës së deputetëve demokratë, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të cilët kërkuan nga Presidenti, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuesë, sqarojmë se:

Presidenti gjatë gjithë vepritmarisë së tij ka qenë konsekuent në zbatim të kompetencave të tij e në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe në asnjë rast, Presidenti i Republikës nuk është gjendur nga Gjykata Kushteutese në kundërshtim me këto dispozita.- theksohet në deklaratë.

Këshilltarët ligjorë të Presidentit, kanë sqaruar se në rastet si ai i propozimit të Sali Shehut në krye të KLSH-së, nuk kërkon konsultim paraprak, jo vetëm sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e kërkon, diçka të tillë, por edhe sepse parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve presupozon respektim të kompetencave të secilit institucion dhe jo konsultim paraprak.

Sipas tyre, Komisioni i Venecias arsyeton se; Kërkesa për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi, nuk do të thotë një ndërhyrje paraprake të Kuvendit në zgjedhjet e Presidentit, por do te thotë se Kuvendi ka kompetencën për dhënien ose jo të pëlqimit. Një debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit të Republikës është i rëndësishëm, për ti dhënë Presidentit informacionin e nevojshëm për arsyet e refuzimit të dhënies së pëlqimit, arsye të cilat do ta lejonin Presidentin, që në të ardhmen të dërgojë në Kuvend kandidatura të pranueshme nga Kuvendi-

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›